Zyrtarët e bashkisë kthyen lulishtet në shesh ndërtimi, Prokuroria Sarandë sekuestron tokën, në hetim 10 persona
Me firmën dhe vulën e ofiqit që i dha Partia dyshohet se ndihmoi që Sarandës ti vidhen 10 mijë metër katror lulishte buzë detit.
Tashmë që skandali doli në dritë, duhet të mbajë përgjegjesi individuale para drejtësisë.
Ardian Kola , Ish drejtori I Kadastrës në Sarandë nga maji 2019 deri në korrik 2020, ish funksionar i Partisë Socialiste është shpallur në kërkim.
Akuzohet se ka firmosur çertifikatat e pronësisë për tokën shtet të tjetësuar me falsifikim dokumentash.
Sipas prokurorisë së Sarandës pjesë e skemës të dyshuar abuzive janë të paktën 10 persona për të cilët gjykata ka caktuar masa sigurie.
Bëhet fjalë për drejtues institucionesh dhe biznesmenë.
Drejtori i Urbanistikës në Bashkinë e Sarandës, Pandi Zhonga, juristja e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Rovena Alikaj dhe noteri Aleko Anagnostini u arrestuan të mërkurën si të përfshirë.
Në pranga përfunduan edhe Argonida Canaj, Fredi Merkuri dhe Valter Llomi të cilët ishin përfitues të pronës.
Ndërsa vëllezërit bizmesnen Behar dhe Bedri Muçobega, përkatësisht 40 dhe 51-vjec janë shpallur në kërkim.
Gjithçka mësohet se niste nga Noteri dhe biznesmenët që kanë prodhuar dokumente me të cilat është aplikuar dhe marrë leje ndërtimi në Zyrat e Bashkisë Sarandë.
Toka dhe objektet hipotekoheshin me pas në Kadastrën e Sarandës.
Hetimet për kthimin e lulishtes në truall nisën në vitin 2020, ndërsa zyrtarët dhe bizmesnenët e përfshirë akuzohen për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.
Sipërfaqja e tokës prej 10 230 m2, e ndodhur në zonën Turizëm-Kanal i Çukës, në afërsi të vijës bregdetare është vënën nën sekuestro, ndërsa hetimi vijon për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë.

