Durrës: 19 vjeçari kapet me 4 kallëpë tritoli, gati për shitje
Katër kallëpë tritol me peshë të përgjithshme rreth 1 kilogram u sekuestruan në kuadër të operacionit policor të koduar "Kulla".
I arrestuar është Roland Kurteshi, 19 vjeç, banues në fshatin Kullë, Durrës.
"Ky shtetas u kap në aksin rrugor Sukth - Kullë, duke transportuar me qëllim shitjen, 4 kallëpë lëndë eksplozive tritol, me peshë të përgjithshme rreth 1 kilogram" informoi sot policia e Durrësit.
Vijon puna, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për zbardhjen e plotë të këtij rasti, si dhe të implikimit ose jo në ngjarje kriminale, të 19-vjeçarit.
Materialet e para hetimore në ngarkim të këtij shtetasi, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit“, për veprime të mëtejshme.


