Aktorët e famshëm, Catherine dhe Michael festojnë diplomimin e djalit të tyre, fjalë krenarie dhe gëzimi për arritjen

Catherine Zeta-Jones dhe Michael Dougla festuan diplomimin e djalit të tyre Dylan në Universitetin Broën në Providence. Të dy aktorët ndanë foto me djalin e tyre 21-vjeçar.  Fotot në profilet e tyre në Instagram, ata i shoqëruan me fjalë krenarie dhe gëzimi për arritjen.

Catherine Zeta-Jones dhe Michael Douglas janë një nga çiftet më solide në Hollywood. Marrëdhënia e tyre lulëzoi në vitet 1990. Që atëherë ata nuk janë larguar kurrë, duke kaluar nëpër vështirësi të ndryshme, si kanceri i fytit dhe çrregullimi i saj bipolar.

Në vitin 2000 erdhi dasma, më pas në të njëjtin vit lindi Dylan dhe në 2003 atyre iu bashkua Carys. Me këtë të fundit lidhet një episod qesharak i ndodhur në vitin 2021. Douglas kishte treguar gjatë një interviste se në diplomimin e Carys dikush e kishte uruar, duke menduar se ishte gjyshi i vajzës.