Ju flet Moska - Sali Berisha ka vetëm një rrugë fitoreje, si i penduar në shërbim të historisë
Sali Berisha ka vetëm një rrugë fitoreje, si i penduar në shërbim të historisë ishte tema e kësaj të hëne në “Ju flet Moska” në RTV Ora, nga Kastriot Myftaraj.
Myftaraj: Berisha ka para si sfidë zgjedhjet vendore dhe ato parlamentare. Këto janë data fikse që nuk ndryshohen dot, as afrohen as largohen.
PD po futen në një duel që ngjan si ai i Hektorit dhe Akilit në mitologji. Sali Berisha është Hektori, ka marrë goditjen e rëndë non grata.
Akili në këtë rast i favorizuar nga perënditë dhe është i paprekshëm, që është Edi Rama. Ashtu sikurse Akili ka një thembër. Berisha duket i destinuar që ta humbë këtë luftë edhe për moshën.
Sali Berisha po kërkon një humbje me nder aty ku fitorja është e pamundur. A ka mundësi që ta përmbysë këtë lojë Berisha që është kundër tij?