Ndreca: Presidenti jo qokë, PD nuk propozoi emër, s'kanë konsensus brenda vetes
Deputeti i PS Eduard Ndreca në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj tha se konsensusi që Partia Socialiste ofroi për zgjedhjen e presidentit ishte i sinqertë.
Eduard Ndreca: Nuk mund të jetë presidenti qokë politike. Kërkesa jonë ndaj opozitës ishte, një president që të kishte formatin e presidentit që e kërkon ky vend dhe besoj se tre raundet e para dëshmuan sinqeritetin tonë për dialog me opozitën. Nuk e gjetëm këtë dialog, patjetër që mbetet e maxhorancës tashmë të propozojë të gjejë figurën që i duhet këtij vendi për presidentin.
Gjithashtu ndreca tha se Partia Demokratike nuk propozoi dot një emër pasi brenda vetes nuk ka gjetur dot konsensus.
Eduard Ndreca: Edhe nëse opozita mund ta konsideronte këtë si një lojë politike atëherë aty ishte duhet të propozonte dhe siç themi ne ta linte tekun në derën e maxhorancës por nuk e bëri dot me tre raunde, nuk e bëri dot dhe unë nuk nguroj ta them se nuk e ka bërë dot sepse brenda vetes nuk ka gjetur dot konsensus. Është shumë vështirë që në një proces ku nuk gjen vetë konsensus të prodhosh një figurë që kërkon konsensus të gjithëanshëm ndaj dhe besoj se ky ka qenë ngërqi më i madh i opozitës. Nuk është çështje që e ka penguar maxhoranca re raundet e para kanë qenë të totalisht të hapura, ne nuk kemi propozuar asnjë emër përveç propozimeve që kemi bërë brenda strukturave tona brenda grupit parlamentar. Duhet të vinte me emër, duhej ta testonte, edhe në ishte lojë politike duhej ta testonte. Nuk e bëri as këtë, pra nuk besoj se duhet të fajësohet në këtë rast maxhoranca.
