Kompromis brenda BE-së, ndalohet 90% e naftës ruse
BE ka rënë dakord për të ndaluar 90% të furnizimeve të naftës dhe gazit rus deri në fund të 2022.
Të hënën drejtuesit e Këshillit Europian njoftuan për vendimin e marrë, duke bllokuar naftën e marrë me cisterna.
Përjashtim do të bëhet vetëm nga karburanti që importohet përmes tubacioneve të naftës, pas një kundërshtimi nga Hungaria e Viktor Orban.
Presidenti i Këshillit Evropian tha se përmes këtij kompromisi do të ndërpritet sponsorizimi i makinerisë ushtarake të Moskës.
Zoti Charles Michel vuri në dukje se vendet anëtare të BE-së treguan se ishin në gjendje të shpalosnin unitetin kundrejt sanksioneve.
"Ky është një sinjal shumë i fortë që ne dërgojmë sot, sepse ditët e fundit ka pasur spekulime për rrezikun e mungesës së unitetit të Bashkimit Evropian dhe mendoj se, më shumë se kurrë, është e rëndësishme të tregohet se ne jemi në gjendje të jemi të fortë e të vendosur për të mbrojtur vlerat tona për të mbrojtur interesat tona," tha Michel.
Kompromisi i së hënës mbrëma, vjen pas disa javë debatesh.
Masa e Bashkimit Evropian është pjesë e paketës së gjashtë të sanksioneve kundër Moskës, e cila kërkon një miratim nga 27 vendet anëtare.
Presidentja e Komisionit EvropianUrsula von Der Lein theksoi se pjesë e paketës së sanksioneve është edhe nxjerja nga sistemi Swift edhe i bankës kryesore ruse, e cila është më e madhja në vend.
