Pagoi 22 mijë paund për të shkuar në Angli, shqiptari arrestohet brenda shtëpisë së barit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Maj 2022, 18:23
Një shqiptar i cili hyri në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë ilegale është arrestuar nga policia, pasi është kapur duke kultivuar kanabis.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se në pranga ka rënë Eudart Drazhi, i cili kujdesej për një fermë Commercial Street në Glyncorrwg.
32 vjeçari shqiptar mësohet se është arrestuar më 17 Maj të këtij viti. Ai është përpjekur që të arratiset, por nuk ka mundur pasi e ka kapur policia sapo ka dalë në kopsht.
Në shtëpi u gjetën 59 bimë të cilat po rriteshin nën llamba të posaçme dhe në shtëpi kishte lidhje të jashtëligjshme energjie.

Drazhi, kishte arritur në Angli me gomone pasi kishte paguar plot 22 mijë paund. Ai u deklarua fajtor për përfshirje në prodhimin e kanabisit dhe u dënua me 9 muaj burg.
