Elektricisti fikte dritat e gjithë fshatit për të takuar të dashurën e tij, i rruajnë kokën dhe e martojnë
Një elektricist i ka ndërprerë dritat fshatit për të takuar të dashurën e tij në fshatin Ganeshpur në rrethin Purnia të Biharit.
Njerëzit fillimisht menduan se ishte një proces normal, por shumë ditë pas ndodhisë, fshatarët u angazhuan në një hetim.
Duke ditur se kishte dritë në fshatrat përreth, drita në fshatin e tyre fikeshin për dy ose tre orë në mbrëmje.
Disa ditë më vonë, fshatarët e Ganeshpurit mësuan se elektricisti kishte fikur dritën për të qenë me dashurinë e tij, ndaj planifikuan ta kapin atë me presh në duar.
Pas kërkimeve të shumta të fshatarëve, ai u kap me të dashurën e tij në shkollën fillore, dhe për shkak të zemërimit u kanë rruar kokën dy të dashuruarve.
Më pas ai u martua me të njëjtën vajzë në prani të fshatarëve.
Përgjegjësi i stacionit të policisë lokale, Vikas Kumar Azad tha se ai ishte në dijeni të incidentit, por askush nuk kishte paraqitur një ankesë për këtë çështje.
Tani meqë elektricisti është i martuar, dritat në mbrëmje nuk fiken.