"Më të ndriturit dhe më të mirët", Britania me skemë të veçantë vizash për të diplomuarit në universitetet më të mira në botë

Të diplomuarit nga universitetet më të mira në botë do të mund të aplikojnë për të shkuar në Mbretërinë e Bashkuar sipas një skeme të re vizash.

Qeveria britanike thotë se do të tërheqë "më të ndriturit dhe më të mirët" në fillim të karrierës së tyre.

Skema do të jetë e disponueshme për të diplomuarit e universiteteve më të mira të cilët janë diplomuar në pesë vitet e fundit në shtetet jashtë MB.

Të diplomuarit do të kenë të drejtë pavarësisht se ku kanë lindur dhe nuk do të kenë nevojë për një ofertë pune për të aplikuar.

Aplikantëve të suksesshëm do t'u jepet një vizë pune me kohëzgjatje dyvjeçare nëse kanë një diplomë bachelor ose master dhe tre vjet nëse kanë një doktoraturë.

Më pas ata do të mund të kalojnë në viza të tjera të punësimit afatgjatë nëse plotësojnë disa kërkesa. Nuk do të ketë kufi në numrin e të diplomuarve të kualifikuarve.

Për t'u kualifikuar, një person duhet të ketë ndjekur një universitet i cili u shfaq në 50 më të mirët, të paktën në dy nga renditjet e universiteteve botërore të Times Higher Education, Renditja e Universitetit Botëror të Quacquarelli Symonds ose Renditja Akademike e Universiteteve Botërore, në vitin në të cilin ai u diplomua./BBC/