U kapën brenda “fermës së kanabisit”, arrestohen 3 shqiptarë në Britani

Shqiptarët Redjan Hazizi 27-vjeç, Spartak Muhaj 26-vjeç dhe Pëllumb Muhaj 45-vjeç, janë arrestuar në Britani pasi punonin në një shtëpi bari.

Mediat britanike shkruajnë se gjatë kontrollit në një qytet të Uellsit policia vuri re një shtëpi të madhe në të cilët u gjetën shumë bimë narkotike, ndërkohë që po në shtëpi ndodheshin dhe shqiptarët të cilët u arrestuan.

Oficerët e zbuluan “shtëpinë e barit” për shkak të erës së rëndë që vinte nga brenda shtëpisë, ku u gjetën 365 bimë kanabisi.