Kokainë në arushin prej pelushi, në pranga 32-vjeçari shqiptar në Greqi

Një 32 vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë greke pasi është kapur me kokainë.

Mediat greke bëjnë me dije se policia ka kontrolluar shtëpinë e shqiptarit pasi kishte informacione se ky i fundit posedonte një sasi të caktuar droge.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e 32-vjeçarit në Kaminia, u gjetën dhe u konfiskuan 38 pako kokainë, me peshë totale rreth 17 gram.

Sipas policisë greke, shqiptari e kishte fshehur kokainën në një arush pelushi në mënyrë që në rast kontrolli nga autoritetet të mos zbulohej lehtë.