Ukraina mund të marrë së shpejti sistemin raketor të SHBA-së me rreze të gjatë MLRS
Qeveria e SHBA duket se është afër dërgimit të një sistemi me shumë raketa me rreze të gjatë (MLRS) në Ukrainë.
Rusia i sheh dërgesat e tilla të armëve të rënda si një përshkallëzim provokues.
Presidenti Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë ukrainas kanë kërkuar shpërndarjen e MLRS për të kundërshtuar bombardimet e rënda të Rusisë në rajonin lindor të Donbasit.
Rusia vazhdon të godasë Severodonetsk dhe pjesë të tjera të Donbasit me raketa, tanke dhe sulme ajrore.
Forcat e Kievit tashmë po përdorin howitzers M777 (armë me rreze të gjatë veprimi) të dorëzuara nga SHBA, të cilat kanë një distancë prej rreth 25 km (16 milje). Por MLRS do t'i lejonte Ukrainës të arrinte objektiva shumë më larg se kaq.
Një bateri M270 MLRS mund të gjuajë një sërë municionesh dhe është në gjendje të godas objektiva deri në 300 km larg. Megjithatë, ai gjithashtu mund të lëshojë raketa me rreze më të shkurtër veprimi me një rreze prej rreth 70 km.
Kufizimi i Ukrainës në raketa më të vogla mund të jetë një mënyrë për SHBA-në për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit, duke përmirësuar ende ndjeshëm arsenalin e Ukrainës.
Ka shqetësime se Ukraina mund të përdorë sistemin për të goditur objektivat brenda Rusisë dhe një veprim i tillë do të rrezikonte të tërheqë SHBA-në dhe aleatët e saj të NATO-s në konflikt të drejtpërdrejtë me Moskën./BBC/
