Hajdutët vjedhin faltoren me vlerë 2 mln dollarë në Nju Jork

Një faltore me vlerë 2 milionë dollarë u vodh nga një kishë katolike në Bruklin javën e kaluar.

Po ashtu statujat e engjëjve u hoqën ndërsa po merrej faltorja.

Mësohet se hajdutët kanë përdorur veglat elektrike për të marrë faltoren prej ari 18 karatësh, tha Departamenti i Policisë së qytetit të Nju Jorkut.

Vjedhja ndodhi në kishën katolike romake të Shën Augustinit në zonën e Parkut Slope diku midis orës 6:30 pasdite të së enjtes dhe 4:00 pasdite të së shtunës.

Faltorja i daton në kohën kur kisha u ndërtua në vitet 1890 dhe "është e pazëvendësueshme për shkak të vlerës së saj historike dhe artistike.