Njëri e mban e tjerët e godasin me grushte në kokë një burrë, pamje të rënda

Pamje të rënda po qarkullojnë në rrjetet sociale, ku një grup djemsh rrahin një burrë me prejardhje aziatike në stacionin e metrosë në Manhattan të New Yorkut.

Në videon e cila është regjistruar në rrugën Fulton, shihet një burrë të cilin e mban të lidhur me duar një person tjetër, ndërkohë të tjerët e qëllojnë me grushte.

Ndërkohë njëri prej tyre e godet pandërprerë me shuplaka në fytyrë, ndërsa një tjetër me grushte në kokë.

Sakaq të tjerët dëgjohen duke qeshur, e brohoritur teksa djemtë rrahin burrin.

Sipas pretendimeve, dhunimit i djalit ka ardhur pasi është kapur duke tentuar të përdhunojë një femër.

Tjerët mendojnë se thjesht ishte një sulm me motive raciste, duke mos dhënë informacione tjera që mund të kenë çuar deri të ky sulm.

Policia ka njoftuar se po heton rastin.