Kamioni përplas dhe tërheq zvarrë 2-vjeçaren, shoferi lë të voglën në mes të rrugës e largohet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një shofer ka përplasur me kamion një vajzë 2-vjeçare në Larisa.

Sipas asaj që kanë raportuar mediat greke, shoferi pasi e ka përplasur të miturën e ka tërhequr zvarrë dhe e ka braktisur në mes të rrugës.

Ndërkohë ai vet është larguar që t’i shpëtoj policisë.

Vogëlushja u transportua fillimisht në Qendrën Shëndetësore të Farsalës dhe më pas në Spitalin e Përgjithshëm të Larisës.

“Sot rreh orës 14:30 ( me orën greke) një kamion ka tërhequr zvarrë një fëmijë, e ka plagosur dhe e ka lënë në rrugë, pa i dhënë asnjë ndihmë” shkruajnë mediat greke.

Ndërkohë policia është vënë në kërkim të shoferit.