Grupi i vajzave u hedh acid në fytyrë dhe trup dy motrave në Napoli

Dy motra 24 dhe 17 vjeç janë djegur me acid gjatë natës në Napoli.

Pak pas orës një ato kanë qenë në rrugë kur u janë afruar vajza të tjera të cilat pa ndonjë arsye të dukshme u hodhën acid dhe më pas u larguan me tre skutera. 

Viktimat e agresionit, janë shtruar në Cardarelli për djegie në fytyrë dhe krah.

Ato janë mirë dhe do të dëgjohen të dëshmojnë në komisariat në orët në vijim. 

Policia po punon për rindërtimin e ngjarjes. Hipoteza më e mundshme për momentin është se ishte një hakmarrje mes të rinjve.

Motra e madhe ka pësuar djegie në faqen e majtë dhe krahun e majtë, ndërsa motra e vogël ka pësuar djegie në faqen e djathtë dhe në hundë. 

Hetimet, të paktën për momentin, duket se nuk mund të shfrytëzojnë pamjet e sistemeve të vëzhgimit me video, duke pasur parasysh zonën ku ka ndodhur ngjarja.