Lufta për Lindjen e Ukrainës, Lavrov: “Çlirimi” i Donbasit “përparësi e pakushtëzuar” për ne
Nga Ora News Përditësimi i fundit 30 Maj 2022, 13:42
Fillimjava ka nisur me luftime intensive mes rusëve dhe ukrainasve në lindje të vendit.
Në Severodonetsk ka pasur luftime të ashpra, teksa ukrainasit njoftojnë se është shkatërruar rreth 90 % e ndërtesave të këtij qyteti.
Kryetari i bashkisë së qytetit tha se bombardimet kishin ndërprerë energjinë dhe shërbimin celulare në qytet, teksa edhe qendra për ndihma humanitare u mbyll për shkak të rreziqeve.
Përkeqësimi i kushteve në qytet ka sjellë frikën se Sieverodonetsk mund të bëhet Mariupoli i ardhshëm, një qytet në Detin Azov që kaloi gati tre muaj nën rrethimin rus përpara se luftëtarët e fundit ukrainas të dorëzoheshin.
