Pas amerikanëve, kinezët zgjerojnë aleancat në Paqësor

Fill pas përfundimit të turit aziatik të presidentit amerikan Joe Biden, kinezët janë vënë në lëvizje për të ndërtuar edhe ata aleancat e sigurisë në Azi Paqësor.

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi mbajti një takim virtual me homologët e 10 vendeve të Paqësorit për të diskutuar një marrëveshje që do të zgjeronte ndikimin e Kinës në rajon.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Palët ranë dakord për pesë fusha bashkëpunimi, të cilat përfshijnë rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë COVID dhe bujqësinë. Autoritetet kineze thanë se nevojiteshin më shumë diskutime për të formuar konsensusin mbi sigurinë.

Si përgjigje ndaj shqetësimeve që kanë ngritur vende të tjera të Paqësorit, Wang tha përpara gazetarëve se ato nuk duhet të jenë në ankth dhe nervoz, sepse zhvillimi dhe prosperiteti i përbashkët i Kinës dhe të të gjitha vendeve të tjera në zhvillim do të nënkuptonte vetëm harmoni më të madhe, drejtësi më të madhe dhe përparim më të madh për të gjithë botën. 

Ministri i Jashtëm i Kinës ka nisur një turne 10-ditor në tetë vende të Paqësorit - si Fixhi, Ishujt Solomon, Kiribati, Samoa, Tonga, Niue, Vanuatu, Papua Guinea e Re dhe Timori Lindor - për të zgjeruar bashkëpunimin detar dhe të sigurisë kibernetike.

Edhe amerikanët kanë nisur përpjekjet e tyre për të ndërtuar aleanca në Azi – Paqësor si kundërpeshë e zgjerimit të influencës së Kinës.

Presidenti amerikan Joe Biden u takua me liderët e Japonisë, Indisë dhe Australisë , ose anëtarët e të ashtuquajturit grupi Quad, që shihen gjerësisht si një kundërpeshë ndaj Kinës për të ndërtuar një arkitekturë të re të tregëtisë në rajon dhe sigurie.