Tronditet Korça: Foshnja e porsalindur gjendet e vdekur brenda në valixhe

Një foshje është gjetur e vdekur brenda në valixhe e mbyllur në dollap. Ka eqnë bashkëshorti i gruas që pasi kishte dëgjuar erën e rëndë në dhomën e gjumit të apartamentit të tyre kishte hapur dollapin dhe ka gjetur valixhen me foshjen e vdekur brenda. Ai ka bërë denoncimin në polici rreth orës 02:00 të 2 majit 2022. 

Mjekja neuro-psikiatre Nikolina Bode e cila ka vizituar gruan tregoi se ajo vuante nga çrregullim psikotik dhe se jetonte e vetme me djalin e saj autik në apartamentin e katit të dytë në lagjen nr.15 të Korçës.

Një problematike e madhe, jo vetëm shëndetësore por dhe sociale dhe ekonomike fshihet pas ngjarjes shokuese që u zbulua sot kur foshnja e porsalindur u gjet e vdekur në valixhe.

LAJMI NE PERDITESIM 


 

Ora 14:40 "Gruaja më thoshte linda fëmijë dhe e futa në valixhe" dëshmia e burrit në Korçë

Dëshmia tronditëse e bashkëshortit të gruas e cila dyshohet se pasi ka lindur foshnjën e ka futur në valixhe ku dhe është gjetur i vdekur.

Burri është paraqitur në komisariatin e Korçës rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm. I tronditur nga ajo që kishte parë, ai ka treguar për uniformat blu : "Më duket se pashë një foshnjë në valixhe në shtëpi. Më vinte erë e keqe nga dhoma e gjumit, shkova kontrollova në dollapin e rrobave dhe pashë në valixhe një fëmijë”

Bashkëshorti ka treguar gjithashtu se hera e fundit që kishte qenë në Korçë kishte qenë 5 muaj më përpara.

“ Unë kam më tepër se 1 vit që shkoj e vij nga Greqia sepse mundohem të mbaj familjen me bukë. Isha në Korçë para 5 muajsh, prandaj sjam i sigurtë nëse foshnja është e imja apo jo. Kisha 5 muaj pa ardhur në Korçë. Pyesja gruan po ajo më fliste në vetën e tretë duke përmendur emrin e saj pa e ditur që po fliste për veten. Thoshte që "M..." (inicialet e gruas) ka lindur fëmijë dhe e ka futur në valixhe. Jam shumë i tronditur nga ajo që pashë."


Ora 13:00 Foshnja i vdekur në valixhe/ Pikëpyetjet që fshihen pas. Familja e pa me bark të madh por s'bëri asgjë

Një problematike e madhe, jo vetëm shëndetësore por dhe sociale dhe ekonomike fshihet pas ngjarjes shokuese që u zbulua sot kur foshnja e porsalindur u gjet e vdekur në valixhe.

Ngjarja u shënua në lagjen nr 15 në Korçë mëngjesin e 2 majit 2022

Mjekja neuro-psikiatre Nikolina Bode e cila ka vizituar gruan tregon se ajo vuan nga çrregullim psikotik.

“Është e sëmurë, jashtë realitetit. E çuan veten e saj një person tjetër dhe që ky fëmijë është lindur nga një person tjetër jo ajo” tregon mjekja.

Një fakt i çuditshëm që do të hetohet dhe nga prokuroria është se familjarët e kishin parë në muajin dhjetor me bark të madh por pikëpyetje ka pse nuk kanë reaguar. Një pikëpyetje e madhe është dhe si një grua në gjëndje të papërgjegjshme dhe me një fëmijë autik të lihej e vetme.


Ora 11:24 "Nuk jam unë babai i foshnjes” Dëshmia tronditëse e burrit që gjeti në apartament valixhen ku ishte foshnja e vdekur 

Detaje të tjera vijnë nga ngjarja që ka shokuar të gjithë qytetin e Korçë.  Në ditën e Fiter Bajramit foshja i porsalindur është gjetur I vdekur brenda në valixhe e cila ishte future më pas në dollap.

Ka qenë bashkëshorti i gruas, që ka telefonuar policinë rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm pasi kishte ndjerë erën e rëndë në dollap në apartamentin e tij në lagjen nr 15 të Korçës.

Nuk dihet nëse foshnja i gjinisë mashkull ka lindur i vdekur apo është mbytur në valixhe ndërsa policia po vijon hetimet nëse ka qenë nëna që e ka kryer këtë krim të rëndë.

Gruaja jetonte e vetme me djalin e saj autik 15 vjeç ndërsa bashkëshorti ishte në Greqi prej më shumë se një viti.

Në deklaratën që ka dhënë në polici ai ka thënë se “nuk është ai babai i foshnjes”

Ai kishte një muaj që ishte kthyer. Nga era e rëndë që ka ndjerë në banesë ka kontrolluar dollapin ka gjetur valixhen ku brenda saj është gjetur foshnja i pajetë”

Dyshohet se foshnja ka një muaj që kishte lindur.

Nëna është në gjëndje shoku ndërsa fëmija do ti nënshtrohet ekzaminimit mjeko ligjor që do të përcaktojë shkakun e vdekjes së fëmijës.

 


Ora 09:12 - Burri emigrant në Greqi, në shtëpi konstatoi erë të rëndë në dollap

Bashkëshorti i gruas kishte rreth një muaj që ishte kthyer nga Greqia dhe ka konstatuar një erë të rëndë në dollap.

Bashkëshortja e tij, e cila vuan nga sëmundje të shëndetit mendor është transportuar në maternitetin e qytetit, për ekzaminime të mëtejshme, por mësohet se nuk është në gjëndje të sqarojë.

Ata janë dhe prindër të një fëmije 15 vjeç autik.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE


Ora 09:09 - Telefonata në polici njoftoi për foshnjen e vdekur brenda në valixhe

Tronditet Korça: Foshnja e porsalindur gjendet e vdekur brenda në

Një telefonatë e mbërritur në polici nga bashkëshorti i gruas ka njoftuar për ngjarjen e rëndë. 

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, shtetasi K. A., (emigrant në Greqi) ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Korçë, se ka gjetur në banesën e tij, në lagjen nr. 15, Korçë, një foshnjë të pajetë.

Bashkëshortja e tij, e cila vuan nga sëmundje të shëndetit mendor është transportuar në maternitetin e qytetit, për ekzaminime të mëtejshme, informon policia e Korçës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.


Ora 08:48 Foshnja e porsalindur gjendet e vdekur brenda në valixhe 

Tronditet Korça: Foshnja e porsalindur gjendet e vdekur brenda në

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Korçë.

Një foshnje e porsalindur është gjetur i pajetë në një valixhe në lagjen nr 15 të qytetit.

Ekspertiza mjeko ligjore do të zbulojë shkaqet e vdekjes ndërkohë që policia po heton dhe gruan që lindi foshnjen, informon Ora News.  

Dyshohet se lindja ka ndodhur në banesë.

Nga të dhënat e para dyshohet se nëna është me aftësi të kufizuara mendore dhe ka dhe një djalë 15 vjeç.