Maliqi mesazh ngushëllimi për vdekjen e Bujar Nishanit: Njeri i paqes e me vlera. Dha kontribute për Shqipërinë e Kosovën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Maj 2022, 20:08
Lefter Maliqi nga studio e Ora News, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani.
Maliqi tha se Nishani ishte njeri i paqes dhe me vlera, ndërsa shtoi se ka kontribuar jo vetëm për Shqipërinë por edhe për Kosovën.
Lefter Maliqi: Sot për gjithë demokratët, shoqërinë shqiptare, miqtë, familjen, është nj humbje madhe, ndarja nga jeta e Nishani, të cilin e kam pas dhe pedagog, e koleg. Ishte njeri i paqes që ka vlera, dhe kontribute, jo vetëm për Shqipërinë por edhe për Kosovën. Ngushëllime familjarëve dhe demokratëve për këtë humbje të madhe.
