Të jetosh për tre muaj në një stacion nëntokësor
Nga Ora News Përditësimi i fundit 28 Maj 2022, 11:11
Disa familje në Ukrainë kanë mbi tre muaj që jetojnë në një stacion nëntokësor.
Familjet janë strehuar në stacionin nëntokësor të metrosë në Kharkiv dhe jetojnë në kushte shmë të vështira pa ajër të pastër dhe pa mundësinë për ti larë rrobat e tyre.
Ata shprehen se shumë prej tyre janë sëmurur duke fjetur përtokë. Ka infeksione, kanë probleme me zmerën dhe mëlçinë dhe të gjithë kolliten.
"Lotët e mi i thonë të gjitha. Është shumë e vështirë. Përse duhet të vuajmë ne?" thotë një grua që është strehuar aty.
Ajo ka mbi tre muaj me të njëjtat rroba, pasi u largua nga shtëpia që iu bombardua, vetëm me veshjet e trupit.
Të shqetësuar ata shprehen se pasi autoritetet rihapën metronë, atyre do tu duhet të lëvizin nga aty, por nuk kanë ku të shkojnë.
