Rusia nis ‘operacionin special’. Në 24 orë bombardon 40 qytete në rajonin e Donbasit
Ushtria ukrainase raporton se forcat e Moskës po vijojnë ofensivën e tyre intensive në lindje të Ukrainës, në rajonin e Donbasit.
Në harkun e 24 orëve të fundit janë sulmuar 40 qytete kyçe të cilat përmes kapjes së tyre nga ana e trupave ruse do të çonte në marrjen nën kontroll të dy rajoneve Lugansk dhe Donjeck.
Kievi thotë se të paktën 47 objekte civile janë bombarduar, prej tyre edhe 38 shtëpi edhe një shkollë, e si pasojë kanë humbur jetën të paktën 5 persona e 12 të tjerë kanë ngelur të plagosur.
Rusia ka dërguar mijëra trupa në rajonin lindor të Ukrainës, duke sulmuar nga të gjitha anët në përpjekje për të rrethuar forcat ukrainase të cilat gjenden në qytetet Severdonjeck dhe Llisihansk.
Kapja e tyre nga forcat ruse do të bënin që i gjithë rajoni i Lluganskut të bjerë në duart e Moskës.
Ky ka qenë edhe një objektiv i fortë i luftës nga ana e Kremlinit.
Në muajin e kaluar, Rusia ka drejtuar fokusin e saj në marrjen e kontrollit të plotë të rajonit të Donbasit, i cili ishte gjoja edhe shkaku i nisjes së të ashtuquajturit operacion special.
