Në gjendje të dehur plagosi me armë qytetarin, lihet në burg efektivi i FNSH

Është lënë në burg edhe efektivi i FNSH, Lutfi Gjyli, 48 vjeç pasi plagosi me armë fqinjin e tij Murteza Lika, 60 vjeç.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës (23 maj) në Kombinat, ku të dy personat ishin duke pirë alkool së bashku dhe më pas situata ka përfunduar në sherr.

Lutfi Gjyli qëlloi Murteza Likën me armën e tij të shërbimit në këmbën e majtë.

Fatmirësisht plaga ishte jo me rrezik për jetën dhe ai ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, në burg u la edhe efektivi tjetër i policisë Ludian Zaimi i cili vrau me armë zjarri kolegun e tij Caush Saliasi.