Pse nuk të kanë uruar ambasadorët për marrjen e PD-së? Berisha: Nuk e kanë bërë asnjëherë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Maj 2022, 11:27
Nga selia e PD-së, kreu i kësaj partie, Sali Berisha u shpreh se nuk mban mend që ta ketë uruar më parë edhe gjatë fitoreve të tjera ndonjë ambasador i huaj.
Berisha shqoi se Partia Popullore Evropiane për momentin mban një qëndrim neutral, por zëri i PD-së do të jetë i pranishëm.
Berisha: Nuk mbaj mend kur jam zgjedhur herë të tjera të kem pasur ambasador që të më kenë uruar. Unë nuk mbaj mend në memorien time. PPE siç e keni marrë vesh ju për momentin mban një qëndrim neutral por zëri ynë në PPE do të jetë i pranishëm.
