Alibeaj në mbledhje me grupin e PD-së, Berisha takim me Nokën, Palokën e Strazimirin

Ndërsa Enkelejd Alibeaj ka nisur një mbledhje grupin parlamentar të PD-së, po ashtu edhe Sali Berisha po zhvillon një mbledhje me deputetët demokratë.

Mësohet se Berisha është duke u takuar me Flamur Nokën, Edi Palokën, Gent Strazimiri, të cilit janë duke u marrë me listën e kandidatëve për Kryesinë e re të PD-së.

Një listë e tillë pritet që të votohet ditën e shtunë në orën 11.00 nga Këshilli Kombëtar iPartisë Demokratike.

Në mbledhjen e Alibeajt, deputeti Gazment Bardhi u shpreh se Rama ka prishur marrëveshjen për presidentin dhe prandaj policia duhet të tërhiqet nga procesi.