Çuçi: Historia u shkrua në Tiranë, falenderoj policinë që garantuan mbarëvajtjen e finales
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi përmes një postimi në Facebook ka falenderuar punonjësit e Policisë për profesionalizmin e treguar gjatë finales së Conference League në stadiumin “Air Albania”.
Çuçi shkruan se Shqipëria e tregoi në sytë e botës se i ka të gjitha kapacitetet për të mirëpritur e menaxhuar një event të përmasave të tilla.
Çuçi: Historia u shkrua në Tiranë. Finalja e madhe shkoi më së miri dhe Shqipëria demonstroi në sytë e mbarë botës që i ka të gjitha kapacitetet për të mirëpritur e menaxhuar një event të përmasave të tilla. Një falënderim të veçantë kam për punonjësit e Policisë së Shtetit, që falë profesionalizmit dhe përkushtimit të tyre të jashtëzakonshëm garantuan mbarëvajtjen e gjithçkaje: nga mbërritja e mijëra tifozëve në pikat kufitare, shoqërimi i tyre drejt stadiumit, grumbullimet në zonat e dedikuara dhe deri te përcjellja për t’u rikthyer sërish në vendet e tyre. Çfarë ndodhi dje ishte një ushtrim kuptimplotë i angazhimit tuaj të përbashkët si asnjëherë më parë për të cilin keni mirënjohjen e pakufishme të të gjithëve.
