“Çmendet” efektivi i FNSH-së, pas sherrit banal qëlloi me armë qytetarin

Brenda 20 minutash policia e Tiranës është tronditur nga dy ngjarje të rënda.

Në orën 21 efektivi i forcave të ndërhyrjes së shpejtë Lutfi Gjyla ka qëlluar me armë ndaj shtetasit Myrteza Lika 64-vjeçar duke e plagosur.

E gjithë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti banal në zonën e Kombinatit ku të dy banonin në të njëjtën lagje.

Dyshimet janë se efektivi i FNSH ka qenë në gjendje të dehur.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta të policisë si dhe oficerët e policisë gjyqësore.

Pas testit rezultoi se efektivi kishte nivelin e 1.45 miligram për litër të alkoolit.

Edhe pse mbi 20 vite në detyrë duket se Gjyla nuk ka mundur të kontrollojë situatën duke e qëlluar një herë më armë ndaj 64-vjeçarit i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nën kontrollin e mjekëve.