Njëri rreh gruan, tjetri rreh nënën, prangosen 2 persona në Dibër
Policia e Dibrës ka arrestuar dy persona për dhunë në familje.
Një 56-vjeçar ka shkelur urdhrin e gjykatës dhe ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, ndërsa një 33-vjeçar ka rrahur nënën e tij.
“Nga shërbimet e Postës së Policisë Maqellarë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. T., 56 vjeç, banues në Maqellarë. Ky shtetas ka shkelur urdhrin e mbrojtjes që Gjykata i ka caktuar bashkëshortes së tij dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u arrestua në flagrancë shtetasi E. P., 33 vjeç, banues në Peshkopi, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.” – njofton policia.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
