“Dashuria nuk njeh moshë”, adoleshenti i propozon për martesë 76-vjeçares
Thonë që dashuria nuk njeh moshë dhe mesa duket qenka e vërtetë.
I tillë është rasti i një 19-vjeçari i cili ka rënë në dashuri me një 76-vjeçare , të cilës i ka propozuar edhe për martesë.
Video e cila është bërë virale në rrjet tregon se Giussepe D’Anna,19 vjeç pushtoi internetin pasi zbuloi se i kishte propozuar të dashurës së tij, e cila është 76 vjeç.
Në një video, e cila është parë mbi 16.1 milion herë në rrjetet sociale, i riu shihet i gjunjëzuar me një tufë tullumbacesh në dorë dhe duke puthur me pasion të dashurën e tij pasi i propozon.
”La nostra promessa” shkruan ai krahas videos, e cila do të thotë “premtimi ynë.”
19-vjeçari, i cili ka grumbulluar afër 190,000 fansa në TikTok , ndau gjithashtu një imazh të një unaze mahnitëse.
“Dhe ky është vetëm fillimi i një serie të gjatë,” tha ai pavarësisht reagimit të komentuesve në rrjetet sociale.


