Youtube fshin 70 mijë video pro ruse. E konsideronin luftën në Ukrainë si 'mision çlirimi'

Youtube ka fshirë 70.000 video dhe 9000 kanale që lidheshin me luftën në Ukrainë për shkelje të udhëzimeve të përmbajtes.

Këtu janë përfshirë edhe video që i referoheshin pushtimit në Ukrainë si një "mision çlirimi".

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Platforma shumë e populluar në Rusi nuk e ka mbyllur aktivitetin e saj atje, ndryshe nga shumë kompani të tjera.

Pavarësisht kësaj, ajo ka goditur vazhdimisht përmbajtjen pro- Kremlinit që ka shkelur udhëzimet e kompanisë.

Që nga fillimi i pushtimit në shkurt, Youtube ka mbyllur disa kanale, përfshirë këtu dhe atë të gazetarit pro- Kremlinit, Vladimir Solovyov; kanalet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme.