Rihapet porti i Mariopolit. Rusia vendos kushte për hapjen e korridorit humanitar

Porti i Mariopolit ka rifilluar të funksionojë, pasi është pastruar nga minat, ka deklaruar Ministria ruse e Mbrojtjes.

Përfaqësuesi i ministrisë, Igor Konashenkov deklaroi se procesi i çminimit dhe çmilitarizimit kishte përfunduar dhe porti ishte hapur sërish.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Mendohet se më shumë se 12.000 sende shpërthyese dhe armë ishin hequr nga porti.

Rusia lajmëroi dje se po punonte për hapjen e një korridori humanitar nga Mariopoli drejt Detit të Zi, rreth 185 km i gjatë.

Sipas zëdhënësit të jashtëm të Kremlinit, Rusia ishte e gatshme të sigurojë një rrugë të sigurt për të dalë nga Ukraina, nëse hiqen sanksionet dhe Kievi çminon ujërat aty pranë.

Nga Ukraina nuk ka ende një deklaratë mbi rrezikun nëse në korridorin e hapur mund të ketë rrezik të shpërthimit të minave.