Putin ‘vjedh’ Ukrainën me letra. Lehtëson marrjen e nënshtetësisë për pro-rusët

Ndërsa ushtarët rusë luftojnë në lindje të Ukrainës, lideri i tyre Vladimir Putin ka përveshur mëngët për konveritimin e ukrainasve në rusë.

Presidenti Putin ka nënshkruar një dekret i cili u mundëson banorëve që jetojnë në rajonet e pushtuara nga rusët në Ukrainë, Kherson dhe Zaporizhia marrjen e shtetësisë me procedura të thjeshtëzuara.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Gjatë së ashtuquajturit operacionit special, ushtria ruse ka marrë nën kontroll rajonin e Khersonit dhe një pjesë të territorit të Zaporizhias në jug të Ukrainës.

Në këto rajone u formuan administrata ushtarako-civile, ka filluar transmetimi i kanaleve dhe stacioneve radiofonike në gjuhën ruse, si edhe pritet të nisin marrëdhëniet tregtare me Krimenë, gadishull i cili u aneksua nga Rusia në 2014.

Edhe më herët, krerët e Khersonit kishin shprehur dëshirën për t’u bashkuar me Federatën Ruse, për të cilën Moska tha se fillimisht duhet të pyeteshin njerëzit, duke nënkuptuar një skenar si ai i Krimesë, gadishull i cili iu bashkua Rusisë përmes një referendumi të kontestuar nga vendet kryesore të perëndimit.