Ndryshimet klimatike shqetësim edhe për bankat. Banka Qendrore e Francës dhe Anglisë thirrje që të merren masa
Ndryshimet klimatike që janë vënë në fokus të të gjitha qeverive në Perëndim, së fundmi kanë marrë vëmendjen edhe të gjigantëve financiarë.
Banka e Anglisë ka këshilluar së fundmi bankat e nivelit të dytë e të tretë që të marrin masa, se me shtimin e rreziqeve klimatike, fitimet e bankave do të ulen, thonë ekspertët britanikë.
Më herët ka qenë Banka Qendrore e Francës që ka dhënë një alarm të tillë, teksa pritet që edhe Rezerva Federale amerikane dhe Banka Qendrore Evropiane të mbajnë të njëjtin qëndrim.
Ndryshimet klimatike prekin drejtëpërdrejtë edhe xhepin e qytetarit. Përmbytjet, thatësirat, stuhitë apo uraganet që shkatërrojnë mijëra shtëpi apo biznese, ndikojnë përditë e më shumë në buxhetet e shteteve, të bankave dhe kursimet familjare të qytetarëve.
Ndërkohë, edhe vlera e pronës në zonat që mund të preken më shpesh nga përmbytjet apo fenomene të tjera natyrore ka filluar të bjerë.
Banka e Anglisë testoi aftësinë e 19 bankave dhe kompanive private të siguracioneve për të kuptuar se si ndryshimi klimatik do të ndikojë në modelet e tyre të biznesit dhe nëse kanë mjaftueshëm kapital për të mbuluar rreziqet e lidhura me klimën.
Analistët e Bankës Qëndrore dolën në përfundimin se bankat dhe kompanitë private nuk kishin aftësi për të përballuar këto ndyshime. Humbjet në dekadat e ardhshme pritet të shkojnë mbi 350 miliard paund vetëm për sistemin bankar, thanë ekspertët.
Europianët dhe amerikanët synojnë që të shkojnë drejt një ekonomie që emeton zero karbon në atmosferë deri në vitin 2050.
