Ja kushtet e Turqisë për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Presidenti i Turqisë Erdogan duket se po shfrytëzon situatën në të cilën gjendet Europa sot me luftën në Ukrainë dhe kërkesës për anëtarësim në NATO të Suedisë dhe Finlandës.

Ai po mundohet të detyrojë dy vendet kanditate të përmbushin kërkesat e tij.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Së pari Erdogan kërkon që Suedia dhe Finlanda të denoncojnë publikisht Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe anëtarët e saj para anëtarësimit në NATO.

Partia është cilësuar si një organizatë terroriste nga SHBA, BE dhe Britania e Madhe edhe pse shumë vende anëtare të NATO kanë armatosur degën e saj siriane.

Turqia këmbëngul në shtypjen e simpatizantëve të saj që sipas saj janë ende aktiv.

Një tjetër kërkesë lidhet me heqjen e kufizimit të furnizimit me armë, që vendet i vendosën Turqisë në 2019, pas inkurisonit të saj në Siri.

Veç këtyre Turqia kërkon përfshirjen në programin e avionëve të avancuar F-35, nga i cili u ndalua pasi bleu sistemet e mbrojtjes raketore S-400 nga Rusia.