Pikëlluese/ Prindërit në Teksas identifikojnë fëmijët e vrarë përmes AND-së

Vetëm dy milje larg shkollës ku ndodhi tragjedia, është ngritur një qendër ku familjarët kërkojnë fëmijët e tyre.

Për më shumë se 12 orë familjet u mblodhën jashtë duke pritur me ankth për një përgjigje për fëmijët e tyre.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Të paktën katër familje deklaruan për CNN se u ishte kërkuan kampione ADN-je për të konfirmuar lidhjen e gjakut me viktimat.

Një baba që sapo kishte marrë lajmin se djali i tij kishte vdekur shpërtheu në lot.

Pak më tej një gjyshe, që kishte ardhur nga Los Anxhelosi, tha se nuk do të ndalonte së luturi për mbesën e saj 10 vjeçare, teksa priste rezultatet e AND-së.