Hungaria shpall gjendjen e rrezikut, shkak lufta në Ukrainë
Nga Ora News Përditësimi i fundit 25 Maj 2022, 11:48
Hungaria ka shpallur "gjendjen e rrezikut" si një përgjigje të luftës në Ukrainë.
Lajmin e bëri të ditur kryeministri i vendit të martën, në një video në rrjetet sociale.
Kryeministri Viktor Orban tha se lufta në Ukrainë përbën një kërcënim të vazhdueshëm për Hungarinë, raporton Daily Mail.
Ajo sipas Orban po vendos në rrezik sigurinë fizike të vendit dhe po kërcënon sigurinë energjetike të financave dhe ekonomisë së qytetarëve hungarezë.
Kështu gjendja e rreziku të luftës do të hyjë në fuqi nga e mërkura si masë e qeverisë për të mbrojtur qytetarët e saj nga cdo rrezik i mundshëm.
