Pse janë marrëdhënjet e Shqipërisë të tensionuara me fqinjët?
Diplomati Spartak Topollaj në një intervistë për Ora news me gazetarin Arnold Kariqi tha se grekët por dhe serbët janë tendencioz përsa iu përket territoreve shqiptare, gje që sipas tij është faktor i tensioneve të Shqipërisë me fqinjët.
Topollaj shprehet se vendet fqinje janë mësuar me një Shqipëri të vogël dhe tani në demokraci ata nuk e durojnë dot që shqiptarët flasin, debatojnë, replikojnë si të barabartë.
Spartak Topollaj: "Ketu nuk është puna ta mbajmë me hatër veten tonë dhe politikën tonë të majtë apo të djathë. Këtu grekët por dhe serbët janë tendencioz. Të mësuar me një Shqipëri të vogël, me një Shqipëri ose që nuk e pyet njeri ose izolacioniste nga regjimi i Enver Hoxhës ata kuptohet që kanë qenë superior. Tani në demokraci ata nuk e durojnë dot që, ne nuk themi se jemi superior ndaj atyre por dhe inferior nuk ka pse të jemi dhe ju vjen si çudi që shqiptarët flasin, debatojnë, replikojnë si të barabartë. Janë mësuar gjithmonë që ti kenë nën vete."
