"Je vite drite larg",Berisha i përgjigjet Ballës: Mos përdor Amerikën për të justifikuar vjedhjet, fol për Sorosin
Ish-kryeministri Berisha replikoi me Taulant Ballën pasi ky i fundit e akuzoi se sulmon marrëveshjen për Butrintin vetëm pse Fondi është amerikan dhe ai është shpallur non grata prej saj.
Berisha i tha Ballës se nuk mund të përdorë Amerikën as ai dhe as qeveria për të mbuluar vjedhjet dhe justifikuar procedurat me tënder të mbyllur.
Ai i sugjeroi të lërë Amerikën në punën e saj dhe kur të dalë në Foltore të flasë për Sorosin, luftën ndaj drogës.
Berisha: Të përdorësh Amerikën për të justifikuar vjedhjet tua, të përdorësh Amerikën për të justifikuar procedurat me tender të mbyllur, të përdorësh Amerikën për të shkelmuar ligjet e konfliktit të interesit, për të penguar votën e lirë në partinë kanabiste, për të maskuar me termin dhuratë pallate, apartamente të tëra, nuk ka fyerje më të rëndë sesa për Amerikën e parimeve, e konkurencës së lirë, për Amerikëne votës së lirë, transparencës, Amerikën e cila qëndron me rigorozitetin më të madh në mbrojtje të paqes dhe vlerave. Ti je larg nga këto parime të paktën vite drite dhe ti mendon, dhe ju mendoni se duke përdorur Amerikën, duke përdorur termin Bektel, Fond etj u bëri amerikan. E dini që turpëroni dhe shqiptarët dhe amerikanët me atë bagazh që ke. Këtu të paktën kur del në platformë mos fol për Amerikën por fol për Sorosin, për të ndaluar luftën kundër drogës, fol për takimin që të organizohet, konferencën e 100 vjetorit.
