“Si ka mundësi që mbron korrupsionin?” Tabaku –Ramës: Mos pengo ngritjen e Komisionit të Posaçëm për investimet strategjike
Deputetja e PD-së Jorida Tabaku, ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama duke thënë se ky i fundit mbron ço gjë që ka lidhje me korrupsionin.
Tabaku ka kërkuar që të ngrihet Komisioni i Posaçëm për investimet strategjike për të parë lidhjet që kanë vendimet për investitorët strategjikë me zonat e mbrojtura
Tabaku: Problem kanë më të shkuarën në këtë parlament. Unë flas për të ardhmen këta flasin për të shkuarën. Si ka mundësi që çdo që është e korruptuar del e mbron. Nuk kam problem asnjë gjë me të bukurën se gjithë po kënaqemi me shfaqjet në teatrin kombëtar. Kjo është parodi. Foli për çdo gjë por vetëm për Butrintin nuk foli. Ngrije Komisionin e Posaçëm për investimet strategjike, mos e pengo dhe aty do shohësh se çfarë lidhjesh kanë vendimet për investitorët strategjikë me zonat e mbrojtura.
Bëjmë transparent për çdo gjë. Një raport dhe analizë e ‘Birn’ foli për një projekt që do ndërtohet mu në brinjë të një zone q është park kombëtar. Shumë e kanë kundërshtuar por përfaqësuesit e qeverisë kanë thënë se nuk është zonë e mbrojtur. Po bëjmë diskutim për shkelje ligji dhe për korrupsion. Pse nuk e mirëmbajtët Teatrin dhe Stadiumin. Pse nuk u ndërtua Teatri.
Çfarë lidhje ka Butrinti me investitorët strategjikë, hap komision të posaçëm për investitorët strategjikë se si janë dhënë 4 leje investitorësh strategjikë në zona të mbrojtura dhe besoj do e marrin vesh gjithë shqiptarët jo vetëm ne që kemi informacion.
Tabaku iu pëgjigj Ramës i cili tha se me ardhjen në pushtet të PS, harta e zonave të mbrojtura është zgjeruar.
Edi Rama: Unë fola për Butrintin por mbase nuk e keni pasur mendjen. Fola pasi foli një parafolëse e cila ngriti akuza të caktuara. Por megjithatë nuk ka problem. Unë këtu jam dhe ju sqaroj përsëri. Që kur e kemi bërë ne kur unë isha ministër i Kulturës e propozova vendosjen në mbrojtje të Butrintit dhe krijimin e parkut kombëtar.
Në hartën e zonave të mbrojtura kishte ndryshime të mëdha. Dhe lidhja që ju bëni është një lidhje që ju bashkon të gjithëve në të njëjtën kulturë të të bërit debat. Nuk e di se çfarë keni me investitorët strategjikë. Dihet se çfarë përfaqësojnë si kategori dhe dihet për çfarë duhen. Do jap dy shembuj.
Njëri shembull është që nga harta e Butrintit është hequr pjesa e urbanizuar e Ksamilit. Heqja e asaj pjese është bërë me një logjikë të caktuar. Nën monitorimin e Unescos e cila kërkoi rishikimin e zonave të mbrojtura. Ne zonat e mbrojtura nuk i kemi ngrënë ashtu si ju por e kemi zgjeruar hartën e tyre duke ndaluar leje hidrocentralesh të dhëna prej jush. Ne kemi vënë në mbrojtje çfarë mundëm të shpëtojmë nga Lumi i Valbonës. Ne gjetëm dy hidrocentrale të filluara dhe të tjera i ndaluam.

