Butrinti/ Vasili: Nga kjo qeveri nuk presim asgjë të re, e njohim për meritën e aftësisë shkatërrimtare

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili  u shpreh se nga qeveria aktuale nuk mund të pritet asnjë përmirësim.

Në fjalën e tij nga Foltorja e Kuvendit teksa është ndalur te çështja e Butrintit u shpreh ekspertët nuk e kanë marrë në konsideratë ndërsa tha se i njëjti fondacion ka qenë për vite me radhë por askush nuk ka folur për atë se çfarë nuk ka funksionuar.

Petrit Vasili: E kemi të qartë që nuk do të lindë asgjë e re nga një qeveri që e ndjen veten arkeologe, financiere ia kemi njohur meritën e aftësisë shkatërrimtare, që merr 2.6 mld euro dhe prodhon hiçgjë. Në këtë çiftëzim paranoja-rrënoja është një hall psikiatrik. Lidhur me Butrintin ka qenë i njëjti fondacion për vite me radhë por nuk dëgjova të thotë njeri se çfarë nuk ka funksionuar. Ku ishte kjo qeveri që detyrohet të gjejë këtë hibrid. Dikush tha mezi presim të shohim fondacione nga të gjitha anët.