Kolonjë, humbet kontrollin e makinës dhe del nga rruga, plagosën 4 persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Ersekë-Leskovik, në afërsi të fshatit Taç, Kolonjë.

Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e makinës dhe për pasojë janë dëmtuar 4 pasagjerët që kishte në makinë.

“Më datë 22.05.2022, rreth orës 14:30, jemi njoftuar se në aksin rrugor Ersekë-Leskovik, në afërsi të fshatit Taç, Kolonjë, shtetasi E. L., 21 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar mjetin tip "Benz", dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, janë dëmtuar katër pasagjerët e këtij mjeti konkretisht shtetasit R. Q; D. M; dhe F. H., të cilët u transportuan për mjekim në Spitalin e Ersekës dhe shtetasi A. B., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës.” – njofton policia.

Drejtuesi i mjetit, pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.