Përndiqte vazhdimisht të miturën, arrestohet 36-vjeçari në Fier

Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit për përndjekjen e një të miture.

Arrestimi ka ardhur pas denoncimit të bërë nga një emision investigativ.

"Pas denoncimit se një shtetas 36-vjeçar përndiqte një shtetase të mitur, arrestuan në flagrancë për veprën penale "Përndjekja", shtetasin A. I., 36 vjeç, banues në Fier, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase të mitur 17 vjeçe".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.