Në garë për kreun e PD-së, Berisha voton në seli dhe sulmon procesin për Presidentin: Mafioz dhe antikushtetues

Lideri historik i PD-së, Sali Berisha, ushtroi të drejtën e tij të votës në qendrën e votimit të ngritur në selinë e PD.

Si gjithmonë ai shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha.

Për gazetarët ai e cilësoi një proces historik jo vetëm për PD por mbarë vendin.

Berisha sulmoi nga ana tjetër edhe njëherë procesin për zgjedhjen e presidentit.

Berisha: Të marrin pjesë të gjithë në këtë proces historik jo vetëm për PD por dhe Shqipërinë. Të votojnë sipas vullnetit të tyre të lirë, të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre për kandidatin që duan. Është një proces që finalizon triumfin e vullnetit të anëtarëve të kësaj partie me votën e tyre.

Është një proces që zhvillohet paralel nga një proces të mirëfilltë mafioz antikushtetues, ai i zgjedhjes së Presidentit. Bazohet mbi grabitjen dhe dhunimin masiv të vullnetit të lirë dhe votës së lirë të shqiptarëve dhe kolaboracionizmin e shpifur të Edi Ramës me pseudo-opozitën. Në këtë proces mbarë shqiptarët shohin dritën e  shpresës për të ardhmen.

I pyetur nëse realiteti i prodhuar  nga kjo e dielë do mund të ndryshohet nga vendimi që pritet të japë Gjykata e Apelit, ai u shpreh:

Berisha: Nuk ka vendim që mund të ndalë këtë mision historik të demokratëve shqiptarë.

Në garë për kreun e PD-së, Berisha voton në seliNë garë për kreun e PD-së, Berisha voton në seliNë garë për kreun e PD-së, Berisha voton në seli