Ishte zhdukur që në shkurt,71-vjeçarja nga Korça gjendet e mbytur në liqenin e Pogradecit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Maj 2022, 12:42
Një 71-vjeçare është gjetur e mbytur në liqenin e Pogradecit këtë të dielë.
Viktima është identifikuar si Hatixhe Qeska, e cila sipas policisë ishte denoncuar e zhdukur nga familjarët prej datës 12 shkurt.
Trupi i pajetë u gjet rreth orës 11:35, në vendin e quajtur “Pompat e Tushemishtit” në Pogradec.
Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

