"Nuk shet partinë, do rrëzojë Ramën", demokratët në Berat: Me zemër të gjithë me Doktorin
Qarku i Beratit voton sot për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike.Në të pesta selitë e Parisë Demokratike në Berat, Kuçovë, Dimal, Skrapar dhe Poliçan demokratët po shprehin me votën e lirë vullnetin e tyre për atë që ata duan ta drejtojë Partinë Demokratike Shqiptare.
Procesi i votimit ka filluar siç edhe ishte parashikuar zyrtarisht, në orën 08:00, pas marrjes në dorëzim të materialeve zgjedhore.
Deri në këto momente procesi po vijon normalisht dhe pjesëmarrja ka qenë e kënaqshme.
Demokratët beratas kërkojnë rikthimin në krye të PDSh-së të liderit të tyre historik, atij që e themeloi këtë parti, zotit Sali Berisha.
Sipas demokratëve beratas, Sali Berisha është i vetmi që mund ta drejtojë denjësisht Partinë Demokratike dhe i vetmi që mund të rrëzoi nga froni Edi Ramën.
"Me Berishën PD do ecë përpara. Të votojnë për Sali Berishën."
"Votova doktor Berishën sepse vetëm te ai kam besim që do ta bëjë këtë vend. Shqipëria është në zgrip, po boshatiset. Kanë mbetur shumë pak të rinj, ata që kanë mbetur nuk martohem, ata që janë martuar nuk lindin fëmijë se kanë frikë nga jeta".
"Doktori, nuk shet partinë. Me një zemër për doktorin. Doktori do rrëzojë Ramën."
Për zgjedhjet e kryetarit të ri të PDSh-së, ku në garë janë dy kandidatët Sali Berisha dhe Ibsen Elezi, në Berat votojnë rreth 2300 anëtarë, në Kuçovë votojnë rreth 1500 anëtarë, në Dimal votojnë rreth 870 anëtarë, në Skrapar votojnë rreth 630 anëtarë dhe në Poliçan rreth 930 anëtarë.
