Aksident në Vlorë, i riu përplas për vdekje me makinë këmbësorin

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Vlorë.

"Rreth orës 14:45, në autostradën Vlorë-Fier, shtetasi E. S., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Nissan",  ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. B, rreth 50 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë." - njofton policia. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.