Zgjedhjet për kryetarin e PD, deri në orën 11:00 votuan rreth 14 mijë anëtarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Maj 2022, 12:19
Deri në orën 11:00, për në zgjedhjet për kryetarin e ri kanë votuar 14012 anëtarët të Partisë Demokratike.
Albana Vokshi në një raportim nga selia blu tha se ka pasur një interes shumë të lartë për votim por ekzistenca e 108 qendrave të votimit e ka bërë lehtësisht të menaxhueshëm procesin.
Numërimi i votave do të bëhet në qendrat e votimit menjëherë pas mbylljes së procesit të votimit, ku orar zyrtar është ora 18:00.
Për gazetarët Vokshi pranoi se ka probleme me listat e anëtarësisë, duke shtuar se kjo do të jetë një nga detyrat e para pas këtij procesi.
Vokshi: Një nga detyrat e para pas zgjedhjeve do të jetë një proces i disiplinuar i pastrimit të listave dhe pasja e një liste të saktë.

