Shpresat te Doktori, demokratët vlonjatë optimistë: PD më e bashkuar dhe e fortë pas zgjedhjes së kryetarit

Demokratët në Vlorë janë optimistë se Partia Demokratike do të dalë më e bashkuar dhe më e fortë pas zgjedhjeve për kryetarin e partisë.

Duke folur për median pas votimit ata tha se procesi po ecën i qetë dhe pa probleme.

"Procesi i votimit është i shkëlqyer. Njerëzit me sy në ballë dhe me mend e shikojnë të vërtetën. Si lideri historik i kësaj partie është vetëm Sali Berisha. Nja 5-6 aty te selia janë kukulla, mercenarë. Kanë prishur punë, nuk mund të quhen opozitë. Bëjnë gabim që i mbajnë akoma.Vetëm me Saliun do fitojë çdo gjë, të tjerët janë për shkarkim."

"Shpresojmë për më të mirën, ata që janë për tu bashkuar do bashkohen."

"Më e fortë, më e bashkuar. Votimi është i lirë, çdo gjë me votë. Kush të dojë vjen dhe voton."

"Ka më bukuri, shiko si votojnë njerëzit, të dashur, të lirë për atë që duan. Pas një sulmi që i është bërë nga e majta ekstreme, PD vjen sot më e bashkuar. Më e fortë do bëhet me gjithë gabimet që nuk janë të pakta".

"Jam i djathtë, votova me kënaqësi të madhe këtë radhë meqë është me Sali Berishën në krye."

"Me Doktorin patjetër, është njeriu i vetëm që mbledh demokratët, është zermra jonë."