"Drita e të ardhmes nuk jemi as unë, as doktori", Elezi ka një kusht për të njohur rezultatin zgjedhor

Marrë shkas nga precedentët në të shkuarën, Ibsen Elezi, kandidati në garë për kreun e PD-së përballë Sali Berishës, pati vetëm një thirrje drejtuar komisionerëve dhe kryetarët e degëve.

Elezi: Të heqim imazhin e 13 qershorit, të numërohet çdo votë dhe të mos shtohet asnjë votë për asnjë kandidat. Mbajnë përgjegjësi morale dhe drejtëpërdrejtë për shkeljet që bëjnë. Deri tani nuk kam asnjë informacion. Kam vëzhgues në gjysmën e qendrave.

Duke folur pas votimit në selinë blu, Elezi nuk ra dakord cilësimin që doktor Berisha i bëri këtij procesi.

Elezi: Drita e së ardhmes nuk është as doktori, as unë, por demokracia, ndëshkimi i çdo kujt, thyerja e kodit të pandëshkueshmërisë për këdo që ka prek votën, që ka zhytur rrugët në korrupsion gjatë gjithë këtyre viteve. Individët nuk janë drita e diellit.

Edhe nëse humb, ai tha se do të njohë rezultatin me kushtin e vetëm që të mos ketë shkelje.

Elezi: Do ta njoh rezultatin. Nëse verifikohet se komisionerët nuk janë korrekt nuk mund ta toleroj.