I dënuar me 3 vjet burg për plagosje, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Maj 2022, 09:41
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 27-vjeçar, i dënuar për veprën penale plagosje e rëndë me dashje.
Rigers Mahmuti, banues në Tiranë ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje", kryer në bashkëpunim.

